Sport

Real Madridit iu desh dopieda e Karim Benzemas për të mposhtur Espanyolin...

‘Los blancos’ shpëtuan nga një dopietë e vonuar e sulmuesit francez (3-1) dhe kaluan në epërsi në La Liga. ‘Merengues’ janë ende të pamposhtur.

29 Gusht 2022, 07:07 Nga DOSJA

Real Madridit iu desh dopieda e Karim Benzemas për të mposhtur

SPANJE - Real Madridi u shpëtua nga Karim Benzema në fushën e Espanyolit (3-1) të dielën në mbrëmje, gjatë javës së 3-të të La Ligës. Pavarësisht golit të parë të Vinicius Junior (12’), kampionët në fuqi humbën gradualisht gjurmët e ndeshjes dhe i lanë katalanasit të kthehen në lojë. Joselu (43’) ndëshkoi qëndrimin pritës të mbrojtjes madrilene, debatet ishin të balancuara në pjesën e dytë, por sulmuesi francez përmbysi rrjedhën e ndeshjes me një breshëri nga afër golash, (88’) dhe në kohën shtesë (90’+10).

Favoriti i madh për ‘Topin e Artë’, Karim Benzema nuk pushon së qeni shpëtimtari i kampionëve të Europës. Ndërkohë që dy skuadrat dukeshin të kënaqura me një barazim që përgjithësisht pasqyronte mirë fizionominë e takimit, francezi e goditi topin në shtyllën e largët nga e djathta, për të mposhtur Benjamin Lecomte (88’). Të gëzuar, madrilenët u hodhën të gjithë mbi kapitenin e tyre, por gjithsesi loja nuk kishte përfunduar. Në minutat shtesë Benzema do të shënonte përsëri (90’+10), duke fiksuar rezultatin 3-1 dhe fitoren e tretë të ‘los blancos’ në po aq takime në La Liga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll