Sport

"Do të flisnim ndryshe nëse do ishte rezultat tjetër", Josa mesazh lojtarëve të tij pas fitores: Duhet të vlerësojmë ndeshjet!

Vllaznia arriti fitoren e parë të sezonit ndaj Kukësit me një gol në minutat e fundit që solli festën në Shkodër. Në përfundim të sfidës ka folur dhe vetë trajneri i vendasve Mirel Josa i cili komentoi suksesin e të tijëve.

28 Gusht 2022, 22:36 Nga DOSJA

"Do të flisnim ndryshe nëse do ishte rezultat tjetër",

SHKODËR- Vllaznia arriti fitoren e parë të sezonit ndaj Kukësit me një gol në minutat e fundit që solli festën në Shkodër. Në përfundim të sfidës ka folur dhe vetë trajneri i vendasve Mirel Josa i cili komentoi suksesin e të tijëve.

"Ndeshje te tilla do të jenë, problemi është që lojtarët duhet ti vlerësojnë ndeshjet njësoj. Sepse kur vlerëson kundërshtarin vlerëson dhe punën tende. Do të flisnim ndryshe nëse ndeshja do të mbaronte 1-1 ose 1-2. Për Kainan vendos unë pse nuk ishte.

Dhe Hoxha është një lojtar zone, ai është lojtar zone ashtu ka luajtur dhe me Ballshin, ka qenë sulmues i para, kaq mund të them. Për të tjerët, unë pash ata që ishin më mirë psikologjikisht dhe ata luajtën."

E.Ç (Dosja.al)

vllaznia mirel josa

Sondazh

Poll