Sport

Barcelona nuk tregon mëshirë për ekipin e Ronaldos, Lewandowski 'makineri golash'

Barcelona dhuron shfaqjen e radhës në La Liga. Ekipi drejtuar nga Xavi Hernandez fiton me shifrat 4-0 përballë Valladolit,

28 Gusht 2022, 21:40 Nga DOSJA

Barcelona nuk tregon mëshirë për ekipin e Ronaldos, Lewandowski

SPANJË- Barcelona dhuron shfaqjen e radhës në La Liga. Ekipi drejtuar nga Xavi Hernandez fiton me shifrat 4-0 përballë Valladolit (skuadër në pronësi të Ronaldo Fenomenit), përballje për javën e tretë të kampionatit spanjoll.

Protagonist i takimit ishte Robert Lewandowski, polaku shënoi dy gola në këtë takim, duke arritur në katër realizime në tri javët e para të kampionatit.Golin e parë polaku e realizoi në të 24-tën minutë, për të ardhur më pas te finalizimi i Pedrit në fundin e pjesës së parë.

Lewandowski sigurisht që nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Në minutën e 65-të e tundi sërish rrjetën, ndërsa në kohën shtesë Sergi Roberto do të shënonte golin e fundit. Barcelona me këtë fitore ngjitet në kuotën e 7 pikëve, dy më pak se Betisi që kryeson me pikë të plota.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona valladolid

Sondazh

Poll