Sport

ÇMENDURI NË SHKODËR!!! Stadiumi kthehet në 'vullkan', suksesi i Vllaznisë në fund i çmend të gjithë (video)

Fitorja ishte detyrim për Vllazninë që u përgjigj pozitivisht në fushë. Pas humbjes me Erzenin, ekipi drejtuar nga Mirel Josa ia del të marrë një sukses vetëm në frymën e fundit përballë Kukësit me shifrat 2-1.

28 Gusht 2022, 21:53 Nga DOSJA

ÇMENDURI NË SHKODËR!!! Stadiumi kthehet në

SHKODËR- Fitorja ishte detyrim për Vllazninë që u përgjigj pozitivisht në fushë. Pas humbjes me Erzenin, ekipi drejtuar nga Mirel Josa ia del të marrë një sukses vetëm në frymën e fundit përballë Kukësit me shifrat 2-1. Heriç do të shënonte i pari për Vllazninë në minutën e 27', ndërsa Kukësi e rriti gradualisht lojën dhe në minutën e 56' barazoi rezultatin me Zivkovic.

Kur takimi u duk se po shkonte drejt barazimnit, ishte ekipi i Josës që e arriti fitoren në minutën e gjashtë shtesë falë finalizimit të saktë të Herlad Markut, ish-it të Partizanit, që bëri të shpërthente stoli dhe tifozëria vendëse.

E.Ç (Dosja.al)

vllaznia

Sondazh

Poll