Sport

Disfata e Kukësit në minutën e 95', Gega nuk kursehet ndaj lojtarëve të tij: Mund të kishim humbur edhe më parë...

Humbja në fund djeg për trajnerin e Kukësit Skënder Gega, i cili e ka komentuar pas përfundimit të ndeshjes.

28 Gusht 2022, 22:20 Nga DOSJA

Disfata e Kukësit në minutën e 95', Gega nuk kursehet ndaj

SHKODËR- Humbja në fund djeg për trajnerin e Kukësit Skënder Gega, i cili e ka komentuar pas përfundimit të ndeshjes. Tekniku u shpreh pas ndeshjes se skuadra kishte bërë mirë vetëm në pjesën e dytë, ndaj edhe po të kishte fituar, nuk do të ishte plotësisht i kënaqur.

“Në minutën e 96' të humbasësh ndeshjen… Mund ta humbisnim me parë, Vllaznia dominoi në pjesën e parë, ishte pjesë e dobët, nuk ishte ajo që ishim përgatitur. Janë shumë shkaqe, ndoshta edhe lojtarët nuk kanë minuta bashkë. Mënyra si erdhi humbja të vjen keq, mund ta mbyllnim me Peposhin.

Ishte gabim i yni, Vllaznia mori atë që donte, një moment pavëmendje i dy qendërmbrojtësve, me një top pas shpine, kjo është ajo që insistoj. Është gjynah me një top të gjatë të mos rikuperosh, i tillë është futbolli. Kemi nevojë të rritemi, të rinjtë të ingranohen më shpejt”, tha Gega.

E.Ç (Dosja.al)

gega kukesi

Sondazh

Poll