Sport

Napoli shpërdoron, Fiorentina është e kënaqur, në Franchi ndeshja përfundon me rrjeta të paprekura

Napoli i Spallettit humbet mundësinë për t'u ngjitur i vetëm në krye të renditjes në Serie A. Takimi zhvilluar në 'Franchi' përballë Fiorentinës, përfundon me shifrat 0-0.

28 Gusht 2022, 22:46 Nga DOSJA

Napoli shpërdoron, Fiorentina është e kënaqur, në

ITALI- Napoli i Spallettit humbet mundësinë për t'u ngjitur i vetëm në krye të renditjes në Serie A. Takimi zhvilluar në 'Franchi' përballë Fiorentinës, përfundon me shifrat 0-0. E treta 0-0 radhazi mes kampionatit dhe Europës për ekipin nga Firence, ende në kërkim të një identiteti sulmues.

Po në barazim 1-1 ka përfunduar edhe takimi tjetër mes Lecces dhe Empolit. Parisi për miqtë do të shënonte në minutën e 23', ndërsa Streffeza do të barazonte për Leccen në të 40-tën.

E.Ç (Dosja.al)

fiorentina napoli

Sondazh

Poll