Politike

Rritja e çmimit të naftës, Boçi: Rama po zhvat qytetarët

. Boçi shprehet se dhe pse çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ulet në Shqipëri rritet duke u rënduar xhepave të qytetarëve.

28 Gusht 2022, 15:56 Nga e.k
Rritja e çmimit të naftës, Boçi: Rama po zhvat
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rritjen e çmimit të naftës. Boçi shprehet se dhe pse çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ulet në Shqipëri rritet duke u rënduar xhepave të qytetarëve.

Sipas Boçit kjo është një periudhë ku sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu sepse emigrantët kthehen në vend për pushime.

"Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve. Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës. Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi", shkruan Boçi.

POSTIMI I LUÇIANO BOÇIT

ÇMIM PËR TË ZHVATUR EMIGRANTËT E QYTETARËT
Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa.
Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske.
Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime.
Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet.
Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët!
E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës.
Me keq se e turpshme!
Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë.
Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve.
Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës.
Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi.

partia demokratike luçiano boçi

Sondazh

Poll