Politike

“It’s the Final Countdown për Edi Ramën”/ Meta nga Jala: Do u japim lirinë dhe patronazhistëve

Po ashtu ai u zotua se koha e ndeshjeve të trukuara ka ikur dhe bashkë me të dhe opozita e sunduar nga Rama. 

26 Gusht 2022, 22:25 Nga I.A
“It’s the Final Countdown për Edi Ramën”/ Meta nga
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbajtur një fjalë përshëndetëse nga kampi që po zhvillon me të rinjtë PL-ja. Gjatë fjalës së tij, Meta ka deklaruar se ata do të luftojnë që t'i japin liri gjithë shqiptarëve të kapur nga regjimi Rama, duke përfshirë këtu edhe patronazhistët. Po ashtu ai u zotua se koha e ndeshjeve të trukuara ka ikur dhe bashkë me të dhe opozita e sunduar nga Rama. 

"Ku ka më mirë sesa me Partinë e Rinisë, që është Partia e Lirisë. Unë jam shumë optimist që ditët e para të shtatorit dhe javët e para do të jenë një pranverë e jashtëzakonshme edhe pse shumë e vonuar. Ku ka më mirë sesa me Partinë e Rinisë, që është partia e lirisë. Unë jam shumë optimist që ditët e para të shtatorit dhe javët e para do të jenë një pranverë e jashtëzakonshme edhe pse shumë e vonuar. Pranvera vjen cdo ditë, por rinia vetëm njëherë. Me këtë rini tonë mos tja japim botës, por t’ja japim prindërve tanë Shqipërisë dhe ta bëjmë Shqipërinë zonjë, një vend krenare, ta bëjmë vendin të lumtur sepse Shqipëria ka diellë për të gjithë. Prandaj duhet triumfi shumë shpejt i lirisë mbi tiraninë. Rroftë rinia e Shqipërisë. Ne do fitojmë dhe do ti japim lirinë edhe patronazhistëve ata do të ndihem më mirë dhe do të kenë mundësi të shkëlqyera. Iku koha e ndeshjeve të trukuara, iku koha e opozitës së Edi Ramës dhe Oligarkëve. 99 % e shqiptarëve presin ndryshimin dhe presin tani”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll