Politike

Meta nga Jala: Të shporrim këtë qeveri të pangopur

Po ashtu ai ka deklaruar se fundi i dramës që jemi tani është vetëm kur të rinjtë të kenë mundësi të jetojnë dhe zhvillohen në vendin e tyre.

26 Gusht 2022, 22:16 Nga I.A
Meta nga Jala: Të shporrim këtë qeveri të pangopur
Ilir Meta

JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbajtur një fjalë përshëndetëse nga kampi që po zhvillon me të rinjtë PL-ja. Gjatë fjalës së tij, Meta bëri thirrje që të mbledhin forcat dhe që shporrin qeverinë nga pushteti. Po ashtu ai ka deklaruar se fundi i dramës që jemi tani është vetëm kur të rinjtë të kenë mundësi të jetojnë dhe zhvillohen në vendin e tyre.

"Është si mbrëmja e fundit për këto ditë, kështu që duya t’ju falënderoj për ato momente të jashtëzakonshme që kam kaluar në kamp. Edhe ato përshtypje të mrekullueshme që kam marrë nga komuniteti i Jalës. Njëkohësisht edhe për atë promovoim që i bëni të rinjve për të vizituar Jalën. Ju e dini kush është beteja jonë, është beteja për 200 vitet që vijnë. Nuk kemi atdhe për të humbur. Nuk kemi atdhe për të braktisur sepse jemi shqiptarë, të lidhur ngushtë me vendin tonë, me qytetin, familjen dhe duhet t’i japim fund kësaj drame dhe vijnë për arsyet që kemi folur vazhdimisht. Fundi i kësaj drame është që rinia dhe mundësitë për integrimin e saj këtu, për mundësitë e reja që jepen këtu, është prioriteti i prioriteteve tona. Keni bërë dhe shumë diskutime të karakterit social dhe ekonomik. Jemi të qartë për mesazhet që do të tejçojmë kudo që shkojmë, në çdo shkollë, universitet dhe pranë çdo komuniteti. Mos zgjidhni rrugën më të gabuar për të braktisur vendin dhe familjen tonë, hajde të bashkohemi dhe të shporrim këtë qeveri që punon për një pakicë të pangopur, të babëzitur dhe që nuk e lidh asgjë me vendin tonë të mrekullueshëm, me të ardhmen tonë dhe t’i japim Shqipërisë shkëlqimin që meriton," tha Meta

ilir meta

Sondazh

Poll