Aktualitet

Të arrestuar për trafik narkotikësh, ekstradohen drejt Spanjës 2 persona

Eshtë kryer ekstradimi i 38-vjeçarit me inicialet A.XH, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale "Trafiku i narkotikëve" dhe “Organizata kriminale"

27 Gusht 2022, 14:23 Nga A.B
Të arrestuar për trafik narkotikësh, ekstradohen drejt
Policia

TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit dhe Vlorës pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike. Këta persona do të ekstradohen drejt Spanjës pasi janë dënuar për lënde narkotike. Në këtë mënyrë, është kryer ekstradimi i 38-vjeçarit me inicialet A.XH, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale "Trafiku i narkotikëve" dhe “Organizata kriminale", i kapur nga Policia e Vlorës më 7 maj të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar "Lugo".

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës i personit me inicialet R. T., në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Interpol Tirana / Ekstradohen drejt Spanjës, brenda 24 orëve, 2 shtetas në kërkim ndërkombëtar, të kapur nga strukturat e Policisë së Fierit dhe Vlorës. Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, më 16 mars të këtij viti, Policia e Shtetit ka intensifikuar punën, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga autoritetet spanjolle. Ekstradohet 38-vjeçari, me urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale "Trafiku i narkotikëve" dhe “Organizata kriminale", i kapur nga Policia e Vlorës më 7 maj të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar "Lugo". Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi drejt Spanjës, i shtetasit:

-A. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale "Trafiku i narkotikëve" dhe “Organizata kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

38-vjeçari u vu në pranga më 07.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugo”, zhvilluar nga Policia e Vlorës.Gjatë ditës së djeshme, u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi R. T., në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”.

ekstradim spanje

Sondazh

Poll