Aktualitet

Publikohet kopertina e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, nis shpërndarja

Nga kjo shtëpi botuese thonë se Abetarja e përbashkët është gati dhe e njëjta ka filluar të shpërndahet sot, ndonëse gjatë dy ditëve të fundit, RTK nga shumë burime, ka bërë përpjekje të mësojë se deri ku ka mbërritur procesi i përgatitjes së saj.

27 Gusht 2022, 13:59 Nga I.A
Publikohet kopertina e abetares së përbashkët
Abetare

KOSOVË- Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, ka filluar të shpërndahet, edhe pse pamja e saj deri më sot nuk është zbuluar. Sidoqoftë,  bazuar në foto të dërguara nga shtëpia botuese “Dukagjini” për RTKlive, shihet e Abetarja Kosovë-Shqipëri, është shtypur dhe pritet të jetë në duart e nxënësve.

Nga kjo shtëpi botuese thonë se Abetarja e përbashkët është gati dhe e njëjta ka filluar të shpërndahet sot, ndonëse gjatë dy ditëve të fundit, RTK nga shumë burime, ka bërë përpjekje të mësojë se deri ku ka mbërritur procesi i përgatitjes së saj.

Megjithatë, nga kjo shtëpi botuese thonë se fillimisht, e njëjta ka nisur të shpërndahet në shkollat e fshatrave të vendit. Sipas kësaj  shtëpie botuese, Abetarja e përbashkët do të shpërndahet gjatë fundjavës në shkollat e kryeqytetit. Sqarimi i kësaj shtëpie botuese e cila krahas asaj “Pegi” në Tiranë  janë fituese për  shtypjen e Abetares, erdhi pas lajmit të publikuar në RTKlive se Abetarja e përbashkët nuk është shpërndarë e për më tepër, nuk dihet as pamja e saj.

Ndërkohë, Edona Kutleshi nga Zyra për Informim në Ministrinë e Arsimit, nëpërmjet telefonit tha për RTK- në se shpërndarja e Abetares nëpër shkolla është duke u jetësuar. Megjithatë, nga MASHT-i nuk kanë dhënë informacione se në cilat shkolla apo në cilat komuna është duke u shpërndarë Abetarja e re. Gjatë dy ditëve të fundit, RTK është përpjekur të mësojë nga Ministria e Arsimit në Kosovë, ajo në Shqipëri, shtëpitë botuese dhe autorë të ndryshëm se çfarë është duke ndodhur me Abetaren e re.

“Ne kemi pasur kujdes, sepse kalendari i fillimit të vitit shkollor nuk është i njëjtë në Kosovë dhe Shqipëri dhe kemi kërkuar që puna të përfundojë me herët, në mënyrë që Abetarja të jetë e gatshme për 1 shtator, kur edhe zyrtarisht fillon mësimi në Kosovë”, tha Pupovci.

Kështu, në tri shkolla të fshatrave në Vushtrri,  si në Pestovë, Maxhunaj dhe Vilanc, ka mbërritur Abetarja e përbashkët. Në anën tjetër, në Gjakovë ende nuk ka mbërritur Abetarja e përbashkët ashtu siç nuk ka mbërritur as në Deçan. Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është dakordim i qeverive të të dy shteteve. Nga ky vit shkollor, pritet të fillojë edhe mësimi nga e njëjta Abetare.

abetare

Sondazh

Poll