Aktualitet

Përndiqte të miturën prej dy vitesh, vihet nën hetim 32-vjeçari në Korçë

Personi me inicialet B.C, banues në fshatin Dunicë të Pogradecit, do të hetohet për veprën penale 'Përndjekje'.

27 Gusht 2022, 10:30 Nga A.B
Përndiqte të miturën prej dy vitesh, vihet nën hetim
Policia Korce

KORÇË- Një 32-vjeçar është vënë në hetim nga policia pasi akuzohet se ka përndjekur një të mitur për gati dy vite. Policia bën të ditur se personi me inicialet B.C, banues në fshatin Dunicë të Pogradecit, do të hetohet për veprën penale 'Përndjekje' ndaj një 17-vjeçareje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 32 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare, për një periudhë dyvjeçare.

perndjekje ne korce korce

Sondazh

Poll