Aktualitet

Rivlerësimi i pronave, Lame: U mbyll me 2 gusht, 398 pasuri ende s'janë rivlerësuar

Lame pohoi se 113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin ndërsa për këtë proces presin ende 168.200 pasuri.

27 Gusht 2022, 10:00 Nga A.B
Rivlerësimi i pronave, Lame: U mbyll me 2 gusht, 398 pasuri ende
Artan Lame

TIRANË- Si çdo fundjavë, kreu i Kadastrës, Artan Lame ka ndarë me publikun informacione për Kadastrën e Tiranës. Sot, ai bëri një bilanc të procesit të rivlerësimit të pronave. Në një deklaratë për mediat Lame pohoi se 113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin ndërsa për këtë proces presin ende 168.200 pasuri.

“Në fund të përfundimit të procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Po bëj një përmbledhje. Në datë 2 gusht përfundoi afati ku Kadastra mund të kryente procedet e rivlerësimit. Në datë 30 prill kishte mbaruar afati i aplikimit. Ishte ky afat 3 mujor. Për herë të parë procesi është bërë në vitin 2011. Në atë kohë taksa e rivlerësimit ka qenë 1%. Procesi aktual ishte me 3%. U përfshinë në proces 168 200 pasuri, kryesisht apartamente. Morën shërbimin 113 800. Pjesa tjetër që nuk pranuan janë qytetarë që u futën në proces, ishte disi I komplikuar, morën dhe faturën dhe pastaj nuk pranuan të vazhdonin më tej. Janë 53 mijë familje që nuk e vazhduan procesin, thjeshtë donin të dinin sa u shkonte. Ata që e morën rivlerësimin janë 113 mijë familje. Mbetën dhe 398 familje që nuk u përfundua procesi i rivlerësimit.Rekordin e mban Tirana, me 47 293 rivlerësime të kryera. Kjo tregon për bumin e zhvillimit të qytetit. Vendin e fundit e mban Hasi me 35 rivlerësime”, tha Lame.

Më tej, ai tregoi se procesi i rivlerësimit të pronave i dha buxhetit të shtetit 12.7 miliardë Lekë.

Procesi dha në buxhetin e shtetit 12.7 miliardë Lekë, rreth 110 milionë Dollarë. Është një shifër që tejkalon shifër të proceseve të viteve të mëparshëm”, u shpreh Lame.

artan lame

Sondazh

Poll