Sport

“Nuk i ngjante atij”, vjedhin një statujë të Haalandit. Kjo ndodhi me Byrne…

Statuja, me 3 metra lartësi dhe peshë 600 kg, ishte menduar të dilte në ankand për të financuar ndërtimin e një spitali në Tanzani.

27 Gusht 2022, 07:07 Nga DOSJA

“Nuk i ngjante atij”, vjedhin një statujë të

NORVEGJI - Një statujë e bërë në Byrne për nder të Erling Haaland u vodh të mërkurën e kaluar. ‘Sky Sports DE’ raporton se në vendlindjen e sulmuesit norvegjez është zhdukur “monumenti” prej 3 metrash dhe me peshë 600 kg. 

Me gjasa autori i vjedhjes së bujshme do të ketë kontaktuar me skulptorin e veprës për të shpjeguar arsyet e gjestit, ku me sa duket, një gjë e tillë është diktuar nga mungesa e ngjashmërisë me lojtarin e Manchester Cityt. Statuja ishte menduar të dilte në ankand për të financuar ndërtimin e një spitali në Tanzani.

I lindur në Leeds në vitin 2000, ku babai i tij Alf-Inge luante për Leeds United në Premier League në atë kohë, Erling u zhvendos në Bryne në moshën tre vjeçare, vendlindja e prindërve të tij në Norvegji. Aty ai hodhi hapat e tij të parë në futboll. Alf Ingve Berntsen kaloi më shumë se tetë vjet si trajner i Haaland, duke përfshirë disa ndeshje për ekipin e parë të Byrne në 2016.

“Nuk i ngjante atij”, vjedhin një statujë të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll