Sport

Dybala ndez Juve-Roma me një letër dhe paralajmëron bardhezinjtë: "Do të jap maksimumin për të fituar"

Paulo Dybala dhe Juventus, një histori asnjëherë banale. Kjo u demonstrua nga lotët e argjentinasit kur klubi i Juventusit e informoi se nuk do i rinovonte kontratën.

26 Gusht 2022, 20:06 Nga DOSJA

Dybala ndez Juve-Roma me një letër dhe paralajmëron

ITALI- Paulo Dybala dhe Juventus, një histori asnjëherë banale. Kjo u demonstrua nga lotët e argjentinasit kur klubi i Juventusit e informoi se nuk do i rinovonte kontratën. Ai nuk ishte më pjesë e projektit të Allegrit, i cili preferoi të mbështetej te Angel Di Maria me shumë përvojë, aktualisht i dëmtuar. Por fati donte që Dybala të qëndronte në Itali, jo te Interi siç mendohej fillimisht, por te Roma.

Megjithatë, kalendari nuk u tregua bujar me argjentinasin pasi Roma e tij do të sfidojë Juventusin në javën e tretë, nesër, e shtunë 27 gusht, në orën 18:30. Hera e tij e parë në 'Allianz Stadium' si kundërshtar përballë ish-tifozëve të tij të cilët e kanë nderuar për kontributin që ka dhënë në fund të këtyre 7 viteve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala)

Ai nuk do të gëzohet në rast se do të shënojë, këtë e kishte theksuar në konferencën për shtyp ditën e prezantimit të tij te Roma. Por në këtë mesazh të gjatë ai përmblodhi mendimin e tij: tani i përket Romës. Ai do të luajë me gjithë emocionet e rastit, atë të nevojshëm për të përballuar një ndeshje të madhe me kaq prestigj. Dybala ka postuar një imazh të tij me fanellën bardhezi duke përqafuar një Dybala me fanellën verdhekuqe. Dy ngjyra që janë dhe do të jenë përgjithmonë pjesë e jetës së lojtarit që në këtë moment po lufton me ndjenjat e tij kontradiktore. Dybala specifikon disa koncepte dhe i bën të gjithë të kuptojnë se do të luajë sikur të ishte një ndeshje normale.

“Sporti jep maksimumin kur bashkohet dhe shpresoj që kjo të jetë e vërtetë më shumë se kurrë nesër" – shkruan Dybala-. "Do të jetë një ndeshje plot emocione: të rikthehem në një qytet ku kam shumë miq dhe luaj në një stadium ku kam jetuar kohë të mira dhe kam ndarë trofe me tifozët e Juventusit që më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time për 7 vite!.

Megjithatë këtë herë do të bëj më të mirën për fanellën e Romës, do të jap maksimumin për t’i bërë të lumtur tifozët verdhekuq, të jashtëzakonshëm dhe plot pasion për futbollin, të cilët më pritën shumë mirë që në ditën e parë”. Në këtë pikë Dybala e bën të qartë se si do ta përballojë ndeshjen, si profesionist i vërtetë, pa asnjë frikë. “Dua ta shijoj këtë ndeshje, jam i bindur se do të jetë një shfaqje e mrekullueshme… dhe do jap maksimumin tim për të fituar.DAJE ROMA!".

E.Ç (Dosja.al)

dybala juventus

Sondazh

Poll