Sport

Shpërthen Berlusconi pas humbjes: “Arbitri nuk duhet të quhet ‘Di Bello’, por ‘Di Brutto! Udinese luajti me 12 lojtarë”…

Pas tri javësh kampionat, Monza, e sapo ngjitur në Seria A, ende nuk e ka provuar shijen e pikës. Mbrëmë ata u mundën 1-2 në shtëpi, teksa kishin shënuar të parë me Colpanin (32’). Golat për Udinesen u shënuan nga Beto (36’) dhe Udogie (77’)

27 Gusht 2022, 06:59 Nga DOSJA

Shpërthen Berlusconi pas humbjes: “Arbitri nuk duhet të quhet

ITALI - I ndjekur nga gazetarët në fund të Monza-Udinese, presidenti i bardhekuqve, Silvio Berlusconi, shpërtheu për drejtimin e ndeshjes. "Udinese luajti me 12 lojtarë sepse arbitri ishte me ta. Cili është emri i tij? Di Bello? Ai duhet të quhet Di Brutto. 

Ishte një arbitrim skandaloz. Në golin e tyre të dytë kishte një pozicion të jashtëzakonshëm jashtë loje. Ai gjithmonë fishkëllente kundër nesh. E ardhmja e Stroppa? Ai është këtu me ne: fillimi i kampionatit është negativ, ne duhet të përmirësohemi". 

Edhe administratori i klubit, Adriano Galliani, e konfirmoi trajnerin: "Të ecim përpara me qetësi, jemi keq me dëmtimet. Stroppa do të vazhdojë, absolutisht." “E ndjemë mungesën e pesë titullarëve, duhet të rikuperojmë ata që nuk janë në formë dhe këmbëngulin për skema që nuk respektohen”,- shtoi Berlusconi.

Fjalët e vlerësimit të dy drejtuesve të lartë nga Brianza, vijnë pasi vetë Stroppa e kishte përjashtuar mundësinë e largimit. “Ka shumë keqardhje, ishte një lojë që mund ta fitonim absolutisht, për mundësitë që krijuam dhe zhvilluam. Nuk mund të marrësh një gol si ai në mbrojtje, - fjalët e tij për Dazn pas humbjes 1-2 në shtëpi kundër Udineses. - Duhet të punojmë me kokën poshtë dhe të mos shikojmë renditjen. Ekipi është ende në ndërtim e sipër".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll