Sport

Europa League/ Sfida e “më të vegjëlve të mëdhenj”, sot shorti i ndarjes në grupe...

Manchester United, Arsenal, Roma dhe Lazio, skuadra që duhen shmangur

26 Gusht 2022, 10:12 Nga DOSJA

Europa League/ Sfida e “më të vegjëlve të

ZVICER - Të premten, në orën 13:00 do të hidhet shorti për ndeshjet në grupe të trofeut e dytë kontinental, Europa League. 32 skuadrat finaliste janë përcaktuar dhe ndarë në katër vazo sipas koeficientëve të tyre të shkallës së fortësisë. Pas përzierjes së goglave, ato do të formojnë tetë grupe me nga katër skuadras, që do të ndeshen midis tyre me sistem vajtje-ardhje. Dy skuadrat që do të renditen të parat në çdo grup, do të vazhdojnë garën për më tej...

Real Betis dhe Real Sociedad nga kampi spanjol, Manchester United dhe Arsenali, në anën angleze dhe Roma dhe Lazio në anën italiane, janë rivalët e mëdhenj që askush nuk i do në grup. Të vështirë konsiderohen francezët e Monacos, Rennes apo holandezët PSV, të gjithë në vazon 2.

Ja si janë ndarë 32 skuadrat finaliste në katër vazot, sipas koeficientit:

Vazo 1: Roma, Manchester Utd, Arsenali, Lazio, Sporting Braga, Crvena Zvezda, Dinamo Kiev, Olympiakos.

Vazo 2: PSV, Rennes, Monaco, Reale Sociedad, Qarabag, Malmö, Ludogorets, Feyenoord.

Vazo 3: Real Betis, Midtjylland, Bodo/Glimt, Union Berlin, Freiburg, Fenerbahçe, Sheriff Tiraspol, Ferencvaros.

Vazo 4: HJK Helsinki, Sturm Graz, AEK Larnaka, Omonia Nikosia, Union Saint Gilloise, Trabzonspor, Cyrih, Nante.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll