Sport

Edhe Marseille i mbyll ‘derën’ Ronaldos: "Ne duhet të bëjmë me mjetet që kemi"…

Pas shortit për Champions League, presidenti Pablo Longoria i skuadrës franceze i dha fund thashethemeve për një ardhje të mundshme të portugezit te OM.

26 Gusht 2022, 07:42 Nga DOSJA

Edhe Marseille i mbyll ‘derën’ Ronaldos: "Ne duhet të

FRANCE - Ditët e fundit, tifozët e Olympique Marseille kanë kërkuar që Cristiano Ronaldo të vijë në skuadrën e tyre përmes hashtagut #RonaldOM, por pas shortit të Champions League, Pablo Longoria e ka përjashtuar këtë thashethem. Presidenti i OM deklaroi, në mikrofonin e ‘Bein Sports’, se një operacion i tillë nuk ishte i mundur ekonomikisht për marsejezët:

“Bota e rrjeteve sociale ka si qëllim të përpiqesh të marrësh sa më shumë shikime. Të kërkosh nga ne të sjellim Cristiano Ronaldon është si të kërkosh të sjellim Kevin De Bruyne, Darwin Nunez, Erling Haaland në skuadër. Të ëndërrosh është një gjë e bukur, por është e vërtetë që ne duhet të jemi të sinqertë: duhet të bëjmë me mjetet që kemi. Ne kemi një projekt sportive, i cili konsiston në përmirësimin e vetvetes çdo sezon, por mbi të gjitha ruajtjen e një ekuilibri ekonomik. Për mua, kjo është gjëja më e rëndësishme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll