Sport

VIDEO/ ‘Revolucionari’ Sacchi, ai që e ndau futbollin në dy periudha: para dhe pas tij…

Ish-trajneri i AC Milan mori çmimin e Presidentit të UEFA-s 2022: "Të jesh një ekip është një nga gjërat më të pamundura"

26 Gusht 2022, 07:12 Nga DOSJA

VIDEO/ ‘Revolucionari’ Sacchi, ai që e ndau futbollin në

TURQI - "Ky çmim njeh përsosmërinë profesionale dhe nderon trashëgiminë e lënë në lojën e futbollit nga individë të jashtëzakonshëm. Shumë pak e kanë riformuar filozofinë e lojës në mënyrën që bëri Arrigo Sacchi. Futbolli mund të ndahet në dy epoka të ndryshme: para dhe pas Sacchit. Risitë e pafundme taktike që ai prezantoi janë sot baza e çdo manuali futbolli, të marra nga brezat e trajnerëve që e kanë ndjekur". 

Ky ishte motivimi, i shpjeguar nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, në bazë të çmimit të Presidentit të UEFA-s për vitin 2022 që iu dha ish-trajnerit të Milanit dhe Kombëtares në Stamboll.

"Një emocion i madh, nuk do ta kisha menduar kurrë. Më duhet të falënderoj ata që më dhanë këtë dhuratë të bukur. Punova shumë, por kurrë nuk e kisha menduar se do t'i kisha të gjitha këto çmime”, - deklaroi Sacchi i emocionuar në skenën e Stambollit.

“Në Itali janë disa skuadra që kanë filluar të luajnë futboll argëtues, që të jep emocion. Nëse ky sport nuk jep emocione do të humbasë tërheqjen. Sot bota shkon me shpejtësi supersonike. Kjo është e vërtetë edhe në futboll, shpresoj që të fitoni me meritë, bukuri, argëtim dhe që 11 lojtarët të bëjnë një ekip. Të jesh skuadër është një nga gjërat më të pamundura”,- ka shtuar ish-trajneri 76-vjeçar.

"Sacchi rikrijoi etikën e punës në grup, e cila kapërceu harmoninë e pastër në fushë. Sinkronizimi i përsosur dhe një mentalitet gjithmonë fitues, pavarësisht nëse skuadra luante në shtëpi apo jashtë, bëri që gjithçka të dukej pothuajse e mbinatyrshme në vitet 1980. Ky është pikërisht ndryshimi mes ekselencës dhe madhështisë”,- përfundoi Çeferin duke i dorëzuar çmimin ‘revolucionarit’ Sacchi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll