Bota

Anëtarësimi i Kosovës në BE, Kurti: Do aplikojmë këtë vjeshtë ose dimër

Jo më vonë se Krishtlindjet e këtij viti, tha Albin Kurti teksa u pyet për integrimin e Kosovës në BE.

26 Gusht 2022, 11:29 Nga A.B
Anëtarësimi i Kosovës në BE, Kurti: Do aplikojmë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se vendi i tij do të aplikojë për t’u bërë kandidat për anëtarësim në BE këtë vjeshtë ose dimër. Jo më vonë se Krishtlindjet e këtij viti, tha Kurti teksa u pyet për integrimin në BE, nga 'Die Welt'.

'Do të aplikojmë për t'u bërë kandidat për anëtarësim në BE këtë vjeshtë ose dimër, por jo më vonë se Krishtlindjet 2022.'- tha Kurti.

Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës, tha se vendi është më pro-demokratik dhe më properëndimor në Ballkanin Perëndimor.

“Përveç kësaj, ne tashmë kemi lidhje të ngushta kontraktuale me BE-në përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mbi të cilat mund të ndërtojmë. Përveç kësaj, siguria e kontinentit evropian është e kërcënuar pas sulmit krejtësisht të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Pra, do të ishte e rëndësishme të kishit një partner të qëndrueshëm në Kosovë në krahun tuaj në Ballkanin Perëndimor. Pra, të dyja palët do të përfitonin njëlloj”, është shprehur Kurti, shkruan Welt.

albin kurti

Sondazh

Poll