Bota

VIDEO/ Përshihen nga flakët malet e Portugalisë veriore, BE: Duhet të tregohemi vigjilent për ndihmën ndaj zjarreve

Një zjarr masiv ka shpërthyer në malet Alvao të Portugalisë veriore pranë kufirit Spanjë-Portugali, e cila shkaktoi një shtëllungë të madhe tymi, teksa njerëzit e përshkruan atë si një 'smokenado'.

26 Gusht 2022, 09:46 Nga s.s
VIDEO/ Përshihen nga flakët malet e Portugalisë veriore, BE:
Malet Alvao

PORTUGALI- Një zjarr masiv ka shpërthyer në malet Alvao të Portugalisë veriore pranë kufirit Spanjë-Portugali, e cila shkaktoi një shtëllungë të madhe tymi, teksa njerëzit e përshkruan atë si një 'smokenado'. Ekspertët e pyjeve thonë se këto vorbulla formohen kur ajri i ngrohtë ngrihet dhe prodhon një vorbull.

Në shumicën e rasteve, ato janë të padëmshme, por mund të shkaktojnë që zjarri të veprojë në mënyrë të çrregullt, duke vënë në rrezik zjarrfikësit. Zyrtarët vlerësojnë se më shumë se 250 mijë hektarë janë djegur deri më tani gjatë një thatësire të vazhdueshme dhe valëve rekord të të nxehtit, raporton foxweather.com.

Bashkimi Evropian ka mobilizuar burime të shumta, duke përfshirë njësitë e aviacionit, për të ndihmuar vendin me 10 milionë banorë. Në një deklaratë Janez Lenarčič, komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave tha: "Teksa zjarret vazhdojnë të kërcënojnë njerëzit dhe burimet në të gjithë kontinentin tonë, ne duhet të qëndrojmë vigjilent dhe të gatshëm për të vendosur ndihmën sa më shpejt të jetë e mundur nga shpërthimet e zjarrit”.

BE tha se ata janë të gatshëm të mobilizojnë ndihmë të mëtejshme nëse vendi kërkon burime shtesë gjatë emergjencës së zjarrit.

moti zjarr masiv portugali spanje mal

Sondazh

Poll