Bota

Sulmet ruse në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia, Zelensky: Ishim në prag të një katastrofë nga rrezatimi

Zelensky deklaroi se bota ka shmangur për pak një "katastrofë rrezatimi" pasi linja e fundit e rregullt që furnizonte me energji elektrike termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia u rivendos disa orë pasi u ndërpre nga sulmet e Rusisë.

26 Gusht 2022, 09:34 Nga s.s
Sulmet ruse në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia,
Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se bota ka shmangur për pak një "katastrofë rrezatimi" pasi linja e fundit e rregullt që furnizonte me energji elektrike termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, që kontrollohej nga Rusia, u rivendos disa orë pasi u ndërpre nga sulmet e Rusisë.

Presidenti ukrainas tha se zyrtarëve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, duhet t'u jepet akses urgjent në vend. Ai tha se gjeneratorët rezervë me naftë siguruan furnizimin me energji elektrike dhe e mbanin centralin të sigurt, raporton The Guardian.

Kompania shtetërore e Ukrainës bërthamore Energoatom tha se incidenti i së enjtes përfaqësonte shkëputjen e parë të plotë të uzinës në gati 40 vitet e funksionimit të saj. Energjia elektrike përdoret për sistemet e ftohjes dhe sigurisë. Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës, duke nxitur frikën për një katastrofë bërthamore.

Vladimir Rogov, një zyrtar i emëruar nga Rusia në qytetin e pushtuar Enerhodar pranë uzinës ka shkruar në Telegram duke thënë se fotografitë satelitore treguan se vendi ishte përfshirë nga flakët. Ai gjithashtu tha se qytetet në zonë humbën energjinë për disa orë.

zelensky energji rrezatim rusi ukraine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll