Bota

FOTO- Skandali në bazën e NATO-s në Itali, zbulohet e infiltruara e Putin

Maria Adela Kuhfeldt në rrethet shoqërore njihej me emrin Olga Kolobova.

26 Gusht 2022, 08:34 Nga A.B
FOTO- Skandali në bazën e NATO-s në Itali, zbulohet e infiltruara
Spiun

ITALI- Një spiune ruse ka mundur të depërtojë në personelin e bazës së NATO-s në Napoli dhe në Flotën e 6-të të SHBA-së. Tgcom raporton se këtë zbulim e ka kryer 'La Repubblica', e cila shkruan se kjo u zbulua në bazë të një hetimi të zhvilluar me faqen investigative Bellingcat, të përjavshmen gjermane Der Spiegel dhe The Insider. 

Kjo protagoniste është Maria Adela Kuhfeldt Rivera e lindur në Peru nga një baba gjerman. Maria Adela Kuhfeldt në rrethet shoqërore njihej me emrin Olga Kolobova.

FOTO- Skandali në bazën e NATO-s në Itali, zbulohet e infiltruara

Maria është një 30-vjeçare me vetëbesim, e cila flet gjashtë gjuhë dhe filloi punë në një kompani për prodhimin e bizhuterive. Më pas ajo arriti të depërtonte në stafin e NATO-s, në samitin operacional të fuqisë ushtarake perëndimore në Evropë. 

FOTO- Skandali në bazën e NATO-s në Itali, zbulohet e infiltruara

Asnjë agjent rus nuk kishte arritur të depërtonte kaq thellë në samitin e Aleancës Atlanitke, shkruan Republicca.

Gjurma kryesore që e lidh atë me shërbimet sekrete të Moskës është pasaporta ruse e përdorur për të hyrë në Itali. Mediat raportojnë se ajo i përket të njëjtës seri speciale të përdorur nga 007 e Gru, inteligjenca ushtarake nën urdhrat e Kremlinit, të njëjtë me ata persona që u ata që u përpoqën të helm me gaz Novichok Sergey Skripal dhe prodhuesin bullgar të armëve Emilian Gebrev. 

maria adela kuhfeldt rivera spiune ruse ne itali olga kolobova 

Sondazh

Poll