Bota

VIDEO/ 70-vjeçares iu mohua e drejta e shampanjës, sulmon stjuardesin, avioni bën ulje emergjente

Stafi i Jet2 u detyrua të devijonte fluturimin e Mançesterit për në Rodos të hënën në mënyrë që të mund ta dërgonin gruan në polici pasi ajo dyshohet se u zemërua kur shampanja e saj falas iu refuzua.

26 Gusht 2022, 08:43 Nga s.s
VIDEO/ 70-vjeçares iu mohua e drejta e shampanjës, sulmon

BRITANI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion të Jet2 gjatë një fluturimi nga Manchester për në Greqi.

Sipas Mirror, një e moshuar e cila mendohet se është 70-vjeç dyshohet se është nervozuar gjatë fluturimit pasi iu refuzua kërkesa për shampanjë falas. Më pas ajo porositi një xhin tonik, por një anëtar i ekuipazhit të kabinës supozohet se ia mori pijen pasi ajo u bë gjithnjë e më agresive, raporton The Mirror.

Një video tregon një anëtar të stafit që përkulet në rrjeshtin e sediljes së saj pranë pjesës së përparme të avionit dhe përpiqet të qetësojë gruan. Por, e moshuara nga nervat ngrihet nga vendi dhe e godet stjuardesin dy herë në fytyrë. Ndërsa një pasagjer deklaroi se gruaja urinoi gjithashtu në sediljen e saj përpara se avioni të ulej në Gjermani.


“Një grua në fluturim u kërkoi vazhdimisht stjuardesave për shampanjë falas. Stjuardesa i tha gruas se nuk ishte pjesë e shërbimit dhe përfundoi duke blerë një xhin dhe tonik. Ajo filloi të bëhej agresive, kështu që stjuardesa ia hoqi pijen. Filloi të shante dhe të kishte shpërthime të dhunshme. Në një moment ajo u ngrit dhe u përpoq të hapte derën e kabinës në mes të fluturimit. Në këtë moment ajo ishte ulur në pjesën e pasme me dy pasagjerë meshkuj duke u përpjekur ta mbanin poshtë ndërsa ajo godiste me grusht njerëzit. Ajo urinoi mbi tre ndenjëse dhe kishte përsëritur shpërthime të dhunshme derisa na u desh të bënim një ulje emergjente në Mynih”, tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se duhej të prisnin në Gjermani për më shumë se dy orë, shtoi: “Jet2 e trajtoi shumë mirë këtë situatë dhe piloti i avionit u dha të gjithëve pije falas".

avion manchester greqi

Sondazh

Poll