Bota

Pas negociatave me Lajçak dhe Escobar, reagon Vuçiç: “Lufta po vazhdon e unë po shtirem se nuk jam lodhur”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas negociatave të zhvilluara me Lajçak dhe Escobar. Ai është shprehur duke thënë se lufta akoma është duke vazhduar dhe se ai po shtiret sikur nuk është i lodhur.

26 Gusht 2022, 10:09 Nga s.s
Pas negociatave me Lajçak dhe Escobar, reagon Vuçiç:
Aleksandër Vuçiç


SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas negociatave të zhvilluara me Lajçak dhe Escobar. Negociatat e zhvilluara me praninë e Ambasadorit Hill e Kreut të Delegacionit të BE-së në Serbi Emanuele Giaufret, që u zhvilluan të enjten, kanë përfunduar të premten, 15 minuta pas mesnate.

“Lufta po vazhdon e unë po shtirem se nuk jam lodhur”, është shprehur Vuçiç përmes një postimi në Instagram pas takimit.

Pas rreth dy orë bisedimesh, Vuçiç ka folur për një kompromis të vogël që mund të arrihet, pa treguar se për çka është fjala. Për targat dhe disa “çështje të mëdha”, siç ka thënë ai, duket se s’do të ketë fare zgjidhje. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve në ditët e ardhshme.

Vuçiç tha: “Besoj që në ditët e ardhshme që janë para nesh, do të mundemi që për një pjesë të vogël, të arrijmë një zgjidhje kompromisi, pasi është e qartë, se për targat dhe disa çështje më të mëdha, s’do të vijmë fare te një zgjidhje e tillë”.

Ai ka thënë se fakti që po shpreson s’do të thotë asgjë, pasi sipas tij duhen shumë garanci dhe shumë punë. Më tej, ai ka shtuar se ditët e ardhshme do të punojnë me shumë zell për ta ruajtur paqen për popullin serb.

Deri më tani nuk dihet se për çfarë kompromisi po flet Vuçiç, por gjatë qëndrimit në Prishtinë Escobar dhe Lajçak kanë dëgjuar qëndrimet e Kryeministrit Kurti i cili ka thënë se nuk heq dorë nga targat RKS dhe reciprociteti në dokumente që planifikohen të zbatohen nga 1 shtatori.

aleksander vucic serbi lajcak escobar

Sondazh

Poll