Art&Argëtim

VIDEO/ Pas aksidentit, këngëtari turk shkon në koncert me karrocë dhe këmbë të fashuara

Pas aksidentit këngëtari turk Ibrahim Tatlises, është shfaqur në një koncert për të kënduar para fansave.

26 Gusht 2022, 10:00 Nga s.s
VIDEO/ Pas aksidentit, këngëtari turk shkon në koncert me
Ibrahim Tatlises

TURQI- Ditën e djeshme, këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, u aksidentua në Bodrum, Turqi i cili ishte së bashku me vajzën e tij dhe me shoferin personal.

VIDEO/ Pas aksidentit, këngëtari turk shkon në koncert me
Fotoja e aksidentit

Pas aksidentit ai është shfaqur në një ndër koncertet e tij, i cili ka kënduar para fansave të tij ku shihet i ulur në një karrocë me këmbët e fashuara.

VIDEO/ Pas aksidentit, këngëtari turk shkon në koncert me
Ibrahim Tatlises në koncert para fansave

Sipas njoftimeve të mediave, ai u nis me autoambulancë për të shkuar në lokalin ku duhej të performonte siç ishte planifikuar.

Para se ai të niste të këndonte ai ka mbajtur një fjalim për të gjithë të pranishmit që ndodheshin aty duke thënë: “Ne patëm një aksident sot, Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëjt e tij, vetura jonë po rrotullohej në përrua. I premtova publikut tim këtë mbrëmje, thashë se do të dal në skenë, faleminderit fëmijëve të mi dhe familjes sime, dua të falënderoj gjithashtu policinë, xhandarmërinë dhe spitalin tonë, ata u kujdesën shumë për ne”, është shprehur Tatlises në skenë para se të niste interpretimin.

turqi aksident bodrum ibrahim tatlises kengetar

Sondazh

Poll