Art&Argëtim

FOTO/ Këngëtari turk aksidentohet së bashku me vajzën e tij, zjarrfikëset tentojnë nxjerrjen e tyre nga mjeti

Mëngjesin e sotëm në Turqi është aksidentuar këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises së bashku me vajzën e tij dhe shoferin personal.

25 Gusht 2022, 12:11 Nga s.s
FOTO/ Këngëtari turk aksidentohet së bashku me vajzën e tij,
Ibrahim Tatlises

TURQI- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bodrum, Turqi, ku mëngjesin e sotëm është aksidentuar këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises.

Sipas raportimeve të mediave, ai ka qenë duke udhëtuar së bashku me vajzën e tij dhe shoferin e tij personal.

FOTO/ Këngëtari turk aksidentohet së bashku me vajzën e tij,
Fotoja e Aksidentit

Sipas raportimeve të policisë, ata ende nuk janë nxjerrë nga makina, teksa forca të shumta zjarrfikëse dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Mendohet se ata kanë marrë lëndime të rënda.

Ibrahim Tatlises është një këngëtar popullor turk dhe ish-aktor. Që nga vitet 1970 ai ka qenë një nga këngëtarët më të njohur dhe më të suksesshëm të stilit pop Arabesk.

FOTO/ Këngëtari turk aksidentohet së bashku me vajzën e tij,
Fotoja e Aksidentit

ibrahim tatlises turqi

Sondazh

Poll