Art&Argëtim

‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë/ LISTA, artistët që do performojnë te Liqeni Artificial (RREGULLAT)

Dosja.al ju sjell listën e artistëve që do të performojnë në këtë event.

26 Gusht 2022, 09:42 Nga A.B
‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë/ LISTA, artistët
Sunny Hill

TIRANË- Eventi muzikor 'Sunny Hill' do të statojë mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në një nga zonat e Liqenit Artificial. Dosja.al ju sjell listën e artistëve që do të performojnë në këtë event, e në ditën e parë, pra sot do të këndojë dhe Fedez. Ndërsa ajo që bie në sy është se në listë nuk është gjëkundi emri i Dua Lipës, organizatorës së këtij eventi.

Të gjithë ata që tashmë kanë siguruar një biletë, duhet të marrin me vete kartën ID dhe Biletën, ndërsa nuk duhet të marrin me vete mjete të ndaluara.

ARTISTËT QË DO PERFORMOJNË:

26 gusht

Action Bronson
Fedez
Tananai
Dafina Zeqiri
Capital T
Dren Abazi
Art Lokaj
Sancet
Cryjaxx
Art Halili

27 gusht

Hardëell
Afrojack
Regard
Merk&Kremont
Drop G
Kamela
Ampov
Vin Veli
Lekë

28 gusht

Stormzy
Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula
Mozzik & Getinjo
Elgit Doda
Asgjë Sikur Dielli
Nika Paris- Vegas Jones- Rooms
Barny Fletcher
Alban Chela
Ardian
Rrrrron

RREGULLAT QË DUHET T'I DINI:

1-Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16-vjeç. Të rinjtë nën moshën 16-vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit.

2-Ju mund ta rimbushni byzylykun tuaj direkt në vendin ku zhvillohet eventi, por ne ju rekomandojmë ta bëni pagesën nëpërmjet aplikacionit të Sunny Hill Festival për të shmangur radhët e gjata.

3-Për t’u futur, mos harroni: Kartën ID/Pasaportën. Biletën (digjitale ose të printuar)

4-Në hyrje do të kaloni përmes kontrollit të sigurisë.

Sende të ndaluara:
-Mjete të mprehta
-Ushqim dhe pije
-Produkte aerosoli (spraj)
-Parfume
-Narkotikë ose substanca të ndaluara
-Çakmakë

sunny hill ne tirane sunny hill

Sondazh

Poll