Art&Argëtim

Bella Hadid rrëfen vështirësitë pasi doli në mbështetje të Palestinës: Kam humbur disa punë dhe miqtë më braktisën

Pavarësisht problemeve që i ka sjellë qëndrimi i saj, modelja nuk ka hequr dorë prej tij. Në një postim në Instagram të qershorit, Hadid shkroi:

25 Gusht 2022, 20:05 Nga e.k
Bella Hadid rrëfen vështirësitë pasi doli në
Bella Hadid

SHBA- Modelja Bella Hadid ka rrëfyer së fundmi se ka humbur shumë oferta pune dhe është larguar nga miqtë për shkak të qëndrimit të saj anti-izraelit. 25-vjeçarja ka mbështetur hapur Palestinën ku ka lindur babai i saj. Nga ai moment, ajo tha se:

“Shumë kompani ndaluan së punuari me mua. Kam miq që më kanë braktisur plotësisht.”

Hadid beson megjithatë se ka të gjithë përvojën dhe njohuritë personale që i nevojiten për të qëndruar pranë bindjeve të saj. Bukuroshja shprehet se:

“Unë e njoh familjen time mjaftueshëm, e njoh mjaftueshëm historinë time de kjo duhet të jetë e mjaftueshme”, shprehet Hadid.

Pavarësisht problemeve që i ka sjellë qëndrimi i saj, modelja nuk ka hequr dorë prej tij. Në një postim në Instagram të qershorit, Hadid shkroi:

“Çdo ditë dëshiroj të kthehem pas në kohë, kur isha fëmijë, në mënyrë që të filloja të luftoja më shpejt për Palestinën. Për familjen time, për pleqtë e mi, historinë tonë dhe për popullin e Palestinës që ende jeton, tani, përmes këtij pushtimi tradhtar, rraskapitës dhe të dhimbshëm”.

bella hadid

Sondazh

Poll