Aktualitet

Detaje nga plagosja e kushëririt të Ervis Martinajt/ Pak minuta pas sherrit digjet makina luksoze në Krujë (FOTO)

11 Gusht 2019, 05:54 Nga DOSJA
Detaje nga plagosja e kushëririt të Ervis Martinajt/ Pak minuta pas

Laç-Mbrëmjen e djeshme u plagos me armë zjarri kushëriri i Ervis Martinaj, Edon Martinaj në lagjen numër 1 të qytetit të Laçit.  Ngjarja ndodhi pas një përplasje me armë zjarri me persona ende të paidentifikuar.

19-vjeçari, djali i xhaxhit të Ervis Martinajt është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas kësaj ngjarje,është gjetur një makinë e djegur tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit në një rrugë rurale në fshatin Borizanë të Krujës.

Dyshohet se makina ka lidhje me plagosjen e Edon Martinit. Mendohet se makina mund të ketë qenë e autorëve, të cilët i kanë vënë flakën për të humbur gjurmët, por ende nuk ka shumë detaje.

Për këtë ngjarje kanë nisur menjëherë hetimet nga ana e policisë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edon martinaj ervis martinaj plagoset ervis martinaj plagosje me arme ne lac edon martinaj ervis martinaj plagoset ervis martinaj plagosje me arme ne lac

Sondazh

Poll