Plagosi me thikë 17-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici autori i mitur
10 Gusht 2019, 19:05Nga DOSJA
TIRANË– Një 16-vjeçar me inicialet T.R., është vetëdorëzuar në polici pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një adoleshenti me thikë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.
Mësohet se autori i ngjarjes do të akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.
Pas një sherri për motive banale, i mituri me inicialet T.R., bëhet me dije se ka plagosur 17-vjeçarin me inicialet O.T..
Njoftim i policisë Tiranë
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 6 gusht, në rrugën “Vaso Pasha”, ku pas një konflikti u plagos me thikë shtetasi O.T, 17 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor dhe pas këqyrjes së pamjeve filmike të siguruara nga kamerat përreth ambientit ku ka ndodhur ngjarja, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.R, 16 vjeç, banues në Tiranë, si autor i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë .
Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera për gjetjen e tij dhe bashkëpunimit me familjarët, mesditën e sotme 16-vjeçari është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, ku dhe u bë ndalimi i tij, sepse pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar te vrasë me thikë shtetasin O.T.
Materialet hetimore shtesë do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LAÇ– Kanë dalë detaje të reja në lidhje me plagosjen e kushëririt të Ervis Martinajt, i njohur për shkak të përfshirjes në krimin në ish-Bllok që ndodhi ...
LAÇ– Është plagosur me armë zjarri kushëriri i Ervis Martinaj, Edon Martinaj. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të La&c...
TIRANË– Dymbëdhjetë drejtues mjetesh janë tashmë pa leje drejtimi dhe shtatë të tjerë janë proceduar për shkak se kanë shkelur rregullat e qarkullimisht rr...
TIRANË– Nëse menduat se periudha më e nxehtë e verës ka kaluar e keni shumë gabim. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dy ditët që do ët vijnë do ...
TIRANË- Image”Aplikova për bashkim familjar me gruan. Pas aprovimit të peticionit për vizë, pata dërguar të gjitha dokumentat e nevojshëm si dhe page...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin e “Komunës së Parisit, ku katër mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga informacionet paraprake mësohet se...