Merr flakë makina në Delvinë, burri digjet i gjallë brenda, gruaja plagoset (Video+Emrat)
10 Gusht 2019, 19:10Nga DOSJA
DELVINË– Albert Caushi nga Fieri është djegur i gjallë bredna një makine që ka marrë flakë teksa viktima po udhëtonte brenda saj me gruan e tij Merita Muja.
Dosja.almëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Delvinë në fshatin Vllahat.
Ekipi i ndihmës mjekësore të Delvinës ka mbërritur në vendngjarje në momentin që është konstatuar makina tip “Renault Megane” në zjarr dhe fillimisht ka nxjerrë prej saj të plagosurën Merita Muja.
Muja është nisur për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pasi ka marrë plagë të konsiderueshme në trup.
Ndërkohë pas shuarjes së flakëve është konstatuar se brenda makinës ndodhej edhe trupi i një tjetër personi, i djegur plotësisht që rezultoi të ishte trupi i Caushajt. Deri më tani dyshohet se shaku i rënies së zjarrit të jetë shpërthimi i impianit të gazit, pasi automjeti ishte me benzinë e kthyer në gaz.
Njoftimi i policisë Sarandë
Rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”, automjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.
Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.
Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka publikuar deklaratën e Helidon Finos, aktorit të njohur shqiptar i cili për 24 vjet me rradhë ka qenë pjesë ...
LAÇ– Kanë dalë detaje të reja në lidhje me plagosjen e kushëririt të Ervis Martinajt, i njohur për shkak të përfshirjes në krimin në ish-Bllok që ndodhi ...
LAÇ– Është plagosur me armë zjarri kushëriri i Ervis Martinaj, Edon Martinaj. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të La&c...
TIRANË– Dymbëdhjetë drejtues mjetesh janë tashmë pa leje drejtimi dhe shtatë të tjerë janë proceduar për shkak se kanë shkelur rregullat e qarkullimisht rr...
TIRANË– Nëse menduat se periudha më e nxehtë e verës ka kaluar e keni shumë gabim. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dy ditët që do ët vijnë do ...