Aktualitet

Plagosja me armë e kushëririt të Ervis Martinaj, dalin detaje. Ja ku ndodhi përplasja

10 Gusht 2019, 18:01 Nga DOSJA
Plagosja me armë e kushëririt të Ervis Martinaj, dalin detaje. Ja

LAÇ– Kanë dalë detaje të reja në lidhje me plagosjen e kushëririt të Ervis Martinajt, i njohur për shkak të përfshirjes në krimin në ish-Bllok që ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018.

Edon Martinaj, 19 vjeç, banues në Laç, djali i xhaxhait të Ervisit ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Laçit pas një përplasjeje me armë zjarri. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore në lagjen nr.1. të qytetit të Laçit.

Sipas policisë, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që mësohet se kjo zonë është pa mbikëqyrjen e kamerave të sigurisë pas nuk ka biznese. Aty pranë ndodhet vetëm një lokal që është mbyllur prej kohësh dhe nuk ka kamera sigurie.

Njoftim i policisë Kurbin

Në lagjen nr.1 në Laç, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Laç, i cili është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet laç plagoset edon martinaj plagoset kusherir i ervismartinajt plagosje ne kavaje laç plagoset edon martinaj plagoset kusherir i ervismartinajt plagosje ne kavaje

Sondazh

Poll