Aktualitet

Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin në xhamitë e vendit (FOTO+VIDEO)

11 Gusht 2019, 05:25 Nga DOSJA
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin në

Shqipëri-Besimtarët myslimanë ditën e sotme festojnë Kurban Bajramin. Mijëra besimtarët myslimanë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” ku falën Namazin. Shumë  qytetarë të tjerë u mblodhën para xhamive në Shkodrës, Gjirokastër, Elbasan, Fushë-Kruja dhe në qytete të tjera të vendit.   Në këto sheshe besimtarët iu drejtuan Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu nga “Sheshi Skënderbej” deklaroi se se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohje ndaj Zotit.

Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami. Dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës.Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu” tha ai ndër të tjera.

Dosja.al iu uron të gjithëve gëzuar festën e shenjtë.

Foto nga “Sheshi Skënderbej”

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besimtarët falin namazin kurban bajrami kurban bajrami në shqipëri besimtarët falin namazin kurban bajrami kurban bajrami në shqipëri

Sondazh

Poll