Aktualitet

Plagoset me armë zjarri në Laç kushëriri i Ervis Martinajt, në gjendje të rëndë (Emri+Video)

10 Gusht 2019, 17:25 Nga DOSJA
Plagoset me armë zjarri në Laç kushëriri i Ervis

LAÇ– Është plagosur me armë zjarri kushëriri i Ervis Martinaj, Edon Martinaj. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Laçit si pasojë e një përplasjeje me armë zjarri me persona ende të paidentifikuar.

19-vjeçari, djali i xhaxhit të Ervis Martinajt është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka marrë disa plagë në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ai është gjetur i gjakosur nga banorët.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që polivcia bën me dije se ka ngirut pika kontrolli dhe është në kërkim të autorëve.

Ervis Martinaj është një emër mjaft i njohur për mediat për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen që ndodhi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha.

Edhe vetë Martini mbeti i plagosur nga ngjarja por u arrestua. 7 muaj më pas, Ervis Martinaj u la i lirë kundrejt garancisë pasurore prej 5 milionë lekësh. Prokuroria e Tiranës e apeloi këtë vendim të Gjykatës dhe ka ngritur 7 akuza kundrejt Ervis Martinajt. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edon martinaj ervis martinaj plagoset 19-vjecari plagoset edon martinaj plagoset kusheriri i ervis martinajt plagosje me arme ne lac edon martinaj ervis martinaj plagoset 19-vjecari plagoset edon martinaj plagoset kusheriri i ervis martinajt plagosje me arme ne lac

Sondazh

Poll