Aktualitet

Ndihmonin shqiptarët të kalonin kufirin, arrestohen 4 persona që siguronin karta italiane

10 Gusht 2019, 14:51 Nga DOSJA
Ndihmonin shqiptarët të kalonin kufirin, arrestohen 4 persona që

TIRANË– Katër persona kanë rënë në rpangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se ndihmonin shumë shqiptarë që të kalonin kufirin për t’u larguar drejt shteteve të ndryshme duke u siguruar dokumente false.

Mësohet se të arrestuarit janë:

I. B., 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Itali, 

A.C.,19 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, 

F. L., 25 vjeç, banues në Durrës, 

K. A., 30 vjeç, banues në Durrës.

Katër të rinjtë i organizonte 20-vjeçari me inicialet I.B.. Në pranga edhe 3 shtetas të tjerë për falsifikim të dokumenteve, që i kishte marrë përsipër organizatori i grupit. 

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara, 4 aparate celulare, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacion Tiranë – Lubjanë, 4 Boarding Pass me destinacion Lubjanë – Paris.

Njoftim i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni “DEPARTURE” , për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara , kundrejt fitimit .

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit.

Në pranga organizatori i grupit, i cili siguronte karta italiane të falsifikuara dhe kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, siguronte kalimin për në vendet e BE-së, me destinacion final Anglinë.

Në pranga edhe 3 shtetas të tjerë për falsifikim të dokumenteve, që i kishte marrë përsipër organizatori i grupit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas ka finalizuar me sukses operacionin “DEPARTURE”, duke parandaluar dhe goditur një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të ndryshëm për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara , kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin në vende të BE-së me destinacion final Anglinë.

Organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë kapur nga Policia Kufitare me dokumente italiane të falsifikuara dhe konkretisht karta identiteti dhe karta shëndeti, të cilat do t’i përdornin pasi të kalonin kufirin nga Shqipëria në drejtim të BE-së, për të hyrë më pas ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I. B., 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Itali, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’ (organizator);

A.C.,19 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’, (këtij shtetasi iu gjetën në çantë kartat e identitetit italiane dhe kartat e shëndetit italiane të falsifikuara);

F. L., 25 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’;

K. A., 30 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara, 4 aparate celulare, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacion Tiranë – Lubjanë, 4 Boarding Pass me destinacion Lubjanë – Paris.

Operacioni vijon në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet e para procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona dokuemnte false kalonin klandestine tirane arrestohen 4 persona dokuemnte false kalonin klandestine tirane

Sondazh

Poll