Politike

"Rama fshihet pas fustanit të grave", Meta: Ka ardhur koha e përballjes burrërore

Meta nënvizoi se Rama fshihet pas fustanit të grave, por tani ka ardhur koha e përballjes burrërore.

25 Gusht 2022, 15:24 Nga DOSJA
"Rama fshihet pas fustanit të grave", Meta: Ka ardhur koha e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se akuzat për lobim ndaj tij nuk qendrojnë dhe për këtë është shumë i qartë edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjatë intervistës me gazetaren Esmeralda Mulaj, Meta nënvizoi se Rama fshihet pas fustanit të grave, por tani ka ardhur koha e përballjes burrërore.

“Nuk ekziston asnjë çështje, këto janë streset e lavrës dhe regjimit të larvave. Është shumë e qartë në DASH prej kohësh, gjithçka tjetër është përrallë. Nuk ndalojmë askënd që të fshihet pas fustani të grave, aq më tepër Ramën që kështu ka nisur politikën dhe kështu do e përfundojë. Tani ka ardhur koha e përballjes burrërore”, tha Meta.

Marrë nga Euronews

ilir meta

Sondazh

Poll