Politike

Kandidimi për bashkinë e Tiranës? Meta: Ajo ka përjetuar një degradim total, do t’i rikthehet qytetarëve

Meta tha se kjo nuk është e rëndësishme tani, pasi sipas tij, pas zgjedhjeve, bashkitë e vendit do i kthehen normalitetit.

25 Gusht 2022, 14:46 Nga A.B
Kandidimi për bashkinë e Tiranës? Meta: Ajo ka përjetuar
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme se nëse do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore. 'Për Euronews Albania' Meta tha se kjo nuk është e rëndësishme tani, pasi sipas tij, pas zgjedhjeve, bashkitë e vendit do i kthehen normalitetit.

Pyetja: Do kandidoni për Bashkinë e Tiranës?

Meta: Nuk e di se për çfarë artikulohet më parë emri im. E rëndësishme është që Bashkia e Tiranës, do t’i rikthehet qytetarëve të Shqipërisë, ashtu si dhe bashkia e Durrësit dhe shumica e bashkive të vendit. 4 vjet pushtet 100% i Rilindjes është shumë i qartë dhe dramën më të madhe e kishte Tirana, ku Teatri kombëtar u shemb në mes të natës dhe gjatë pandemisë. Tirana që janë vrarë aq shumë hapësira të gjelbërta. Çdo kandidat i opozitës së vërtetë do jetë triumfues për shkak të

Pyetje: Nëse ju kërkohet, jeni gati ta ndërmerrni?

Meta: Besoj që opozita ka shumë alternativa brenda saj, ka një filozofi krejt tjetër, që e duan me shpirt dhe zemër. Secili do ketë mbështetjen time. Aktet më të rëndësishme për Tiranën janë marrë nga unë si kryeministër. Pavarësisht se Rama përpiqej që t’i shiste si  arritjet e tij. Ju shumë parqe lodrash, i keni parë se çfarë ndodhi kur i kishte gjithçka në dorë.

ilir meta

Sondazh

Poll