Politike

'300 euro në orë për një studio ligjore'/ Meta: S’e ndjekim çështjen ligjore ndaj gazetës autriake

Meta tha se kostot e gjyqit ishin shumë të larta, 300 euro për një orë për studio ligjore, ndërsa dëmshpërblimi që mund të merrte nga gazeta, do ishte shumë i ulët.

25 Gusht 2022, 14:16 Nga A.B
'300 euro në orë për një studio ligjore'/ Meta:
Ilir Meta

VLORË- Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk po ndjek më çështjen gjyqësore ndaj gazetës austriake e cila publikoi një artikull ku thuhej se ish-Presidenti ka lobuar në SHBA. Në një intervistë për Euro News Albania, Meta tha se kostot e gjyqit ishin shumë të larta, 300 euro për një orë për studio ligjore, ndërsa dëmshpërblimi që mund të merrte nga gazeta, do ishte shumë i ulët.

'Mund t’ju them se kjo gjë mu vlerësua e panevojshme dhe jo produktive nga disa kompani që merren me shpifje. Padyshim që gjyqi ishte i fituar. Për shkak të ligjeve austriake, kompensimi do ishte i përmasave modeste ndërkohë që shpenzimet për ndjekien e këtij gjyqi ishin të larta dhe për efekt për transparencën, nuk ia vlente. 300 euro ora për një studio ligjore. Ishte një gjë e panevojshme, gazeta vetëm ka prodhuar shpifje. Këto padyshim që vijnë për shkak se të kërkuarit janë në Vienë. Ai që ka bërë kallëzimin, herë pas here ka qenë në Vienë. Nuk kemi ndërmend të harxhojmë energji të kota me regjimin e inceneratorëve. Ajo dihet si gazetë që prodhon skandale. Kishte një rekomandim nga miqtë e mi austriakë që nuk ia vlen të merresh me një gazetë që prodhon skandale dhe aludime të ndryshme.'- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll