Politike

'Kur ishte ministër e braktise Ilir Sulin'/ Kushi mbron Ramën, ministrja: Manipulime, ai ka qënë i punësuar

Ministrja e Arsimit ka bërë të ditur se ish-kampioni Ilirian Suli ka qënë prej kohësh i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes.

25 Gusht 2022, 13:31 Nga A.B
'Kur ishte ministër e braktise Ilir Sulin'/ Kushi mbron
Evis Kushi dhe Edi Rama

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u është përgjigjur akuzave për rastin e ish nën-kampionit Ilirian Suli, ku një komentues në postimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama e pyet kreun e shtetit se “ku ndodhet sot Ilir Suli”.

“O zoti kryeminister na thuaj pak per ILIR SULIN KU NDODHET SOT TI NUK ISHE MINISTER ATEHERE I BRAKTISE”, shkruan një komentues në Facebook.

Ka qënë ministrja Evis Kushi ajo e cila i ka kthyer përgjigje këtij komentuesi, duke thënë se Suli ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes. 

“Duke qenë se kryeministri prej kohësh është tërhequr nga replikat me komentuesit, ndjehem e detyruar të komentoj unë sepse manipulimi i publikut me një video të vjetër të Ilirian Sulit është vërtetë i neveritshëm. Por nga ana tjetër është për të ardhur keq, që ju i besoni një manipulimi dhe jo faktit të paraqitur edhe në informacionin e dhënë më sipër nga kryeministri. Ilirian Suli ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes”, shkruan ministrja.

'Kur ishte ministër e braktise Ilir Sulin'/ Kushi mbron

edi rama evis kushi ilir suli

Sondazh

Poll