Politike

Balluku: Do vijojmë edhe me 3 muaj kompesimin e naftës për transportin urban

Projekti nënkuptonte kompensimin e qeverisë për transportin urban për të mos rritur çmimet e biletave për qytetarët. Balluku sqaroi se kjo paketë do të vazhdojë të jetë ende në fuqi prej faktit se trasporti rrugor zë një peshë me 98% në Republikën e Shqipërisë, si dhe nuk do të ketë një impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që prej fillimit të vitit në paketën antikrizë.

25 Gusht 2022, 14:06 Nga e.k
Balluku: Do vijojmë edhe me 3 muaj kompesimin e naftës për
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paraqiti ditën e sotme vendimet e qeverisë. Balluku u shpreh se projekt vendimi i shpalljes së procedurave të dokumentacionit së kompensimit për shoqërinë e transportit ndërqytetas dhe qytetas do të vazhdojë edhe për 3 muajt e ardhshëm si pjesë e projektit antikrizë.

Projekti nënkuptonte kompensimin e qeverisë për transportin urban për të mos rritur çmimet e biletave për qytetarët. Balluku sqaroi se kjo paketë do të vazhdojë të jetë ende në fuqi prej faktit se trasporti rrugor zë një peshë me 98% në Republikën e Shqipërisë, si dhe nuk do të ketë një impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që prej fillimit të vitit në paketën antikrizë.

‘Mbledhja e qeverisë, 5 pika disa prej të cilave kanë të behën me aktet e shpronësimeve, si rruga e arbrit apo projekti i qafë plloçës. Akti më i rëndësishëm, është projekt vendimi për shpalljen e procedurave  të dokumentacionit së kompensimit për shoqëritë e linjës e transportit ndërqytetës dhe qytetas. Kjo paketë të qëndrojë në fuqi për muajin gusht, shtator dhe tetor, një paketë antikrizë duke patur parasysh se transporti rrugor mban një peshë shumë të madhe 98% në Republikën e Shqipërisë. Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që nga fillimi i vitit në paketën antikrizë', tha Balluku.

Ministrja u ndal edhe për ndikimin e Bordit të Transparencës në luhatjet e çmimeve të hidrokarbureve teksa u shpreh se Bordi nuk ndikon tek rritja apo ulja e çmimeve të hidrokarbureve

belinda balluku

Sondazh

Poll