Aktualitet

Mbytja e 6-vjeçares shqiptare në Greqi, i ati: Nuk do ta lëndoja fëmijën tim, e adhuroja

6-vjeçarja, Ameli, do të varroset ditën e nesërme në Shqipëri.

25 Gusht 2022, 13:50 Nga A.B
Mbytja e 6-vjeçares shqiptare në Greqi, i ati: Nuk do ta
Shqiptari

GREQI- Mbytja e Amelisë, 6-vjeçares shqiptare në Kalamaki të Korinthit është kthyer në tragjedi. Babai i vajzës 6-vjeçare, i cili e pa vajzën që i rrëshqiti nga krahët dhe u mbyt, ka thyer heshtjen duke folur për protothema.gr një ditë pas vendimit të prokurorit dhe hetuesit për ta liruar me akuzën e ekspozimit.

“Ajo që ka ndodhur ia kam thënë një nga një prokurorit dhe është e vërteta. Nuk do ta dëmtoja fëmijën, e adhuroja. E adhuroja fëmijën tim, ai ishte forca ime. Kur fëmija erdhi në shtëpi mora forcë”, tregon me ngashërim 42-vjeçari për protothema.gr.

“Unë dhe gruaja ime nuk kemi asnjë problem, nuk kemi asnjë akuzë mes nesh. Ne jemi bashkë në atë që na ndodhi. Unë e pata fëmijën për një muaj rresht. Unë vija nga puna çdo pasdite dhe e merrja”, thekson 42-vjeçari, vajza e të cilit do të varroset nesër në mesditë në Shqipëri, mirëpo ai nuk do të mund t'i thotë lamtumirën pasi i është ndaluar largimi nga vendi.

“Sot fëmija im largohet dhe shkon në vendin tim për ta varrosur. Nuk jam në gjendje të them asgjë tjetër. Unë thashë gjithçka në dëshminë time”, përfundon shqiptari.

Mbytja e 6-vjeçares ndodhi disa ditë më parë.

mbytet 6-vjecarja shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll