Aktualitet

Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Indrit Dokle ka gisht, më 9 gusht humbëm kontaktet

Të nesërmen e merr Jeton Lami bashkë me një person të paidentifikuar merr sërish në makinën luksoze “Audi A8” të shumëkërkuarin e drejtësisë dhe vajzën që e shoqëronte.

25 Gusht 2022, 12:29 Nga F.M
Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Indrit Dokle ka gisht,
Ervis Martinaj

TIRANË- Babai i Ervis Martinajt ka drejtuar 'gishtin' drejt Indrit Dokles kreut të fraksionit të ish-Bandës së Durrësit për zhdukjen e të birit. Klodiana Lala shkruan se Mustafa Martinaj ka deklaruar se më datë 9 gusht ka qenë hera e fundit që ka folur me të birin. Mustafa Martinaj pretendon se djalit të tij mund ti ketë ndodhur diçka e rëndë nga ora 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht. 

Me Ervisin i kemi humbur kontaktet më 9 gusht në orën 19:30 minuta. Kemi dyshime të forta se i përfshirë në këtë histori është Indrit Dokle lidhur edhe nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili ka rrëfyer se do të paguhej 500 mijë euro nga i shumëkërkuari i drejtësisë për të ekzekutuar Indrit Doklen,"- mësohet të ketë thënë babai i Martinaj. 

Më 11 gusht Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar hetim për rrëmbim personi dhe në kuadër të këtij hetimi ka nisur të përgjojë të gjithë personat që kishin lidhje me Martinajn. Martinaj ishte në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua edhe pse i penduari pretendon se iu ofrua një "çek i bardhë" për kokën e tij.

ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll