Aktualitet

Shoqëroi Martinajn, efektivi i operacionales ‘kyç’ gojën në gjyq: Do të flas një herë tjetër

25 Gusht 2022, 12:30 Nga DOSJA

Shoqëroi Martinajn, efektivi i operacionales ‘kyç’

Gjykata e Kurbinit i komunikoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Jeton Lamit, 28 vjeç, agjent pranë forcës operacionale, i arrestuar dje për “shpërdorim detyre” pasi shoqëroi dhe përkrahu të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Prokuroria pretendon se Jeton Lami nuk e ka përmbushur detyrën, por në shkelje të saj ka transportuar Ervis Martinajn.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Jeton Lami në seancën e sotme gjyqësore ka refuzuar të japë shpjegime dhe ka thënë se do të flasë në një moment të dytë. Avokatët kanë kërkuar lirimin e tij.

vijon...

Sondazh

Poll