Aktualitet

Zhdukja e Ervis Martinajt, flet për herë të parë Indrit Dokle

Dokle ka thënë se nuk ka asnjë dijeni mbi atë se çfarë mund të ketë ndodhur me biznesmenin e lojërave të fatit, duke u distancuar nga zhdukja e tij që daton që prej 5 gushtit.

25 Gusht 2022, 12:15 Nga F.M
Zhdukja e Ervis Martinajt, flet për herë të parë Indrit
Endrit Dokle dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Indrit Dokle, numri një i fraksionit të ish-Bandës së Durrësit ka folur për herë të parë për zhdukjen e Ervis Martinajt. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Dokle është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Dokle ka thënë se nuk ka asnjë dijeni mbi atë se çfarë mund të ketë ndodhur me biznesmenin e lojërave të fatit, duke u distancuar nga zhdukja e tij që daton që prej 5 gushtit.

Indrit Dokle është marrë në pyetje pasi Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që 'zbërtheu' vrasje të ndodhura që nga viti 2012, tha se Martinaj i kishte ofruar një çek të bardhë në këmbim të 'kokës' së kreut të fraksionit të Bandës së Durrësit. 

Kjo dëshmi bëri që Martinaj të futej në listën e të shumëkërkuarve nga operacioni "Plumbi i artë", por pas muajsh kontrolle, familja e denoncoi të zhdukur. Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga xhaxhai i Martinajt, Faik Martinaj, 40-vjeçari nuk ka pasur kontakte me ta që prej 5 gushtit. 

indrit dokle ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll