Aktualitet

Zhukja e Martinajt, 110 persona vihen në përgjim, ish-bossi i lojërave të fatit del në dy pamje filmike

Të gjitha përplasjet që ka pasur Martinaj me persona të ndryshëm dhe po hetohen nga Prokuroria e Kurbinit. 

25 Gusht 2022, 12:31 Nga F.M
Zhukja e Martinajt, 110 persona vihen në përgjim, ish-bossi i
Ervis Martinaj

TIRANË- Prokuroria e Kurbinit ka vënë nën hetim 110 persona që dyshohet se kanë pasur kontakte me Ervis Martinajn, biznesmenin e lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej thuajse një muaji. Gazetarja Klodiana Lala shton se janë vënë nën hetim të gjitha përplasjet që ka pasur Martinaj me persona të ndryshëm dhe po hetohen nga Prokuroria e Kurbinit. 

Gjithashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa hotele e objekte. Në vetëm 2 kamera sigurie shfaqet Martinaj 3-4 ditë para se familja të denonconte zhdukjen e tij.

Martinaj ishte në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua edhe pse i penduari pretendon se iu ofrua një "çek i bardhë" për kokën e tij.

ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll