Aktualitet

Frikë për ekzekutim? Polici i Operacionales del me jelek antiplumb para Gjykatës së Kurbinit

Ai e ka mbajtur të veshur jelekun antiplumb, ndishta për tu mbrojtur nga ndonjë ekzekutim i mundshëm.

25 Gusht 2022, 13:17 Nga F.M
Frikë për ekzekutim? Polici i Operacionales del me jelek antiplumb
Jeton Lami, efektivi i operacionales

KURBIN- Jeton Lami, efektivi i operacionales ka dalë në Gjykatë i veshur me jelek antiplumb. Vetëm dy ditë pasi u vu në pranga, Lami është dërguar në seancën gjyqësore nën masa të rrepta sigurie. Gjatë gjithë seancës, ai e ka mbajtur të veshur jelekun antiplumb, ndishta për tu mbrojtur nga ndonjë ekzekutim i mundshëm. Të kenë pasur ndonjë informacion për ndonjë eliminim të mundshëm?

Lami u la në burg sot. Në sallën e gjyqit, Lami është shfaqur i qetë dhe ka ‘kyçur gojën’. Ai nuk ka preferuar të thotë asgjë në lidhje me marrëdhënien që ka pasur me Martinajn por ka shtuar ‘do flas një herë tjetër’.

Ai dyshohet se ai e ka transportuar me makinë disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”. Mbrëmjen e 5 gushtit, Lami ka dërguar Martinajn në një hotel në Durrës bashkë me një vajzë dhe e ka lënë aty. Të nesërmen është kthyer për ta marrë, i shoqëruar nga një tjetër person.

arrestohet jeton lami jeton lami ervis martinaj

Sondazh

Poll