Aktualitet

Ndihmoi dhe lëvizi me makinë Martinajn, lihet në burg agjenti i policisë Jeton Lami

28-vjeçari është lënë në 'arrest me burg' pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke ndihmuar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj të arratiset. 

25 Gusht 2022, 11:56 Nga A.B
Ndihmoi dhe lëvizi me makinë Martinajn, lihet në burg agjenti i
Ervis Martinaj

TIRANË- Agjenti i Operacionales Jeton Lami është lënë ditën e sotme në burg nga Gjykata e Kurbinit. 28-vjeçari është lënë në 'arrest me burg' pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke ndihmuar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj të arratiset. 

Lami është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Ai e ka shoqëruar Martinajn me makinë në datën 5 gusht 2022 dhe më pas është larguar për t'u kthyer një ditë më pas për ta marrë sërish nga hoteli. 

Sipas Policisë, Lami ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar Martinajn. Pritet që në vijim të zbardhet dhe dëshmia e tij në mënyrë që të zbulohen të gjitha copëzat e 'puzzle'.

jeton lami ervis martinaj

Sondazh

Poll