Aktualitet

VD-Dyshohet se ndihmoi Martinajn/ I gjatë, tullac e i veshur sportiv! Agjenti i operacionales del para gjykatës

Lami është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn

25 Gusht 2022, 11:47 Nga A.B
VD-Dyshohet se ndihmoi Martinajn/ I gjatë, tullac e i veshur sportiv!
Jeton Lami

KURBIN- Ky është momenti kur agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lami shoqërohet nga policia për në ambientete e brendshme të Gjykatës. I veshur sportive, i gjatë dhe tullac. Kjo është pamja e parë e 28-vjeçarit që dyshohet se ndihmoi të shumëkërkuarin Ervis Martinaj të arratisej.

Lami është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Ai e ka shoqëruar Martinajn me makinë në datën 5 gusht 2022 dhe më pas është larguar për t'u kthyer një ditë më pas për ta marrë sërish nga hoteli. 

Sipas Policisë, Lami ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar Martinajn. 

jeton lami

Sondazh

Poll