Sport

Përshëndeti si 'nazistët' para sportistëve izraelitë në Mynih, gjesti i dënueshëm mund t’i kushtonte 3 vite burg të riut…

Një i ri 19-vjeçar u arrestua nga policia pasi kreu një përshëndetje naziste para sportistëve izraelitë në Mynih, qytet që po pret disa kampionate të ndryshme europiane.

25 Gusht 2022, 07:23 Nga DOSJA

Përshëndeti si 'nazistët' para sportistëve

GJERMANI - Policia e Mynihut arrestoi një të ri 19-vjeçar të mërkurën, i cili bëri një përshëndetje naziste një delegacioni atletësh izraelitë, që kalonin aty pranë, në kuadër të Kampionatit Europian, që po zhvillohet aktualisht në qytetin gjerman.

Kjo u pa nga vetë policia, e cila po shoqëronte 16 sportistë drejt një monumenti të ngritur në kujtim të viktimave të sulmit të kryer në vitin 1972 nga organizata palestineze ‘Shtatori i Zi’ në Lojërat Olimpike të Mynihut, i cili kushtoi jetën e 11 anëtarëve. të delegacionit izraelit (u vra edhe një polic gjermanoperëndimor; policia qëlloi për vdekje pesë nga terroristët që kishin sulmuar delegacionin izraelit).

“Në gjendjen aktuale të hetimit, grupi (i sportistëve) nuk e kishte vënë re gjestin e të riut”,- thuhet në njoftimin e policisë. Autori i përshëndetjes naziste u la i lirë, pas mungesës së një denoncimi kundër tij. Në Gjermani, një përshëndetje naziste, ose veshja e shenjave naziste, të tilla si svastika, mund të kushtojë deri në tre vjet burg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll